Tronditëse/ 12 vjeçari akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë

Publikuar tek: bota, më 00:03 09-07-2015 Tronditëse/ 12 vjeçari akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë 12 vjeçari i arrestuar

Një 12 vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së martës në Mineapolis të Minesota-s në SHBA, për shkak se akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e një efektivi policie.

Jarrell Milton do të gjykohet për vrasje të shkallës së parë së bashku me vëllain e tij 17 vjeçar, Jamar E. Milton dhe shokun e tyre Shuntayvious-Willis 15 vjeç.

Tre të dyshuarit mendohet se kanë vrarë me armë zjarri policin Jamymell Ray më 31 korrik, pas një shkëmbimi droge të llojit marijuana, në të cilën ishin përfshirë të miturit. Pavarësisht ndihmës së dhënë në spital, efektivi i policisë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia tha se tre të arrestuarve u janë gjetur armë dhe gëzhoja plumbash të njejta me ato që ndodheshin në vendin kur u vra polici Ray.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071489810943604
array(1) { ["section"]=> string(72) "tronditese-12-vjecari-akuzohet-per-vrasjen-e-efektivit-te-policise-15659" }