TRONDITËSE/ Arti shqiptar në zi, vdes papritur ‘’Coli’’ i kinematografisë, ish-truproja e Sali Berishës rrëfen momentet e fundit të ish-aktorit të njohur: 3 orë para së vdiste po pinim kafe

Publikuar tek: aktualitet, më 17:51 22-08-2019 TRONDITËSE/ Arti shqiptar në zi, vdes papritur ‘’Coli’’ i kinematografisë, ish-truproja e Sali Berishës rrëfen momentet e fundit të ish-aktorit të njohur: 3 orë para së vdiste po pinim kafe Shkëlqim Zani në rolin e Colit, filmi ''Debatik''

Kinematografia dhe arti shqiptar humbën sot ish-aktorin Shkëlqim Zani. ‘’Coli’’ i filmografisë shqiptare vdiq pas një infarkti të papritur që pësoi ditën e sotme.

Ish-truproja e Sali Berishës, Sali Lushaj e dha lajmin hidhur nga profili i tij në ‘’Facebook’’, ku tregoi se para se ikte nga kjo jetë, Shkëlqim Zani po pinte kafe me të dhe disa miq.

Shkëlqim Zani hyri në historinë e filmit shqiptar me personazhin e Colit në filmin ‘’Debatik’’, i prodhuar në vitin 1961. Ai luajti rolin e një djali jetim, që ra dëshmor për bindjet komuniste gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë. Megjithëse, ai nuk e vazhdoi karrierën si aktor, Zani arriti të linte gjurmë me rolin e Colit, i cili ka mbetur i fiksuar në memorien e shumë shqiptarëve.  

''Përshëndetje, miq. Me hidhërim njoftojmë se miku ynë Shkëlqim Zani, ose COLI te filmi ‘Debatik’, u nda papritur nga jeta pas një ataku kardiak! Tre orë para se të ndërronte jetë, na ftoi për kafe të gjithë ne shokët që rrinim me të. Ishte i mrekullueshëm nga çdo anë si njeri! I ngushëllojmë familjarët dhe të gjithë të afërmit e tij! Shpirti i tij qoftë i Xhenetit!’’








Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077910423278809
array(1) { ["section"]=> string(188) "tronditese-arti-shqiptar-ne-zi-vdes-papritur-coli-i-kinematografise-ish-truproja-e-sali-berishes-rrefen-momentet-e-fundit-te-ish-aktorit-te-njohur-3-ore-para-se-vdiste-po-pinim-kafe-176040" }