Tronditëse, babai përdhunoi për 2 vjet rresht vajzën e tij 13 vjeçare

Publikuar tek: aktualitet, më 21:54 11-05-2017 Tronditëse, babai përdhunoi për 2 vjet rresht vajzën e tij 13 vjeçare

Në Greqi është bërë një zbulim i fikshëm ku një baba shqiptar, emigrant prej vitesh në Mitilini, u denoncua se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur për dy vjet rresht. Prokuroria në Mitilini dërgoi sot në gjykatë, dosjen për babanë 38-vjeçar. Akuza që rëndon mbi 48 vjeccarin shqiptar është e rëndë, ai akuzohet për incest dhe abuzim seksual përmes dhunës psikologjike dhe fizike.

Vajza, një 13-vjeçare, nxënëse në gjimnazin shtetëror të Mitilinit, momentalisht gjendet nën traumë psikologjike dhe nën kujdesin e punonjësve social në Greqi.

Gjithçka u zbulua nga  nëna shqiptare e vajzës 13 vjeçe  e cila shkoi në rajonin e policisë së Mitilinit në ishullin Lesvos dhe denoncoi se burri i saj kishte abuzuar seksualisht me bijën e tyre. Policia ekzekutoi një urdhër ndalimi për të dyshuarin, baba i pesë fëmijëve dhe ai gjendet aktualisht në paraburgim.

Abuzimi nuk dot mësohej edhe për kohë të tjera, nëse në shkollën e vajzës nuk do të kishin lindur disa dyshime. Vajza shfaqte probleme psikologjike të atilla që shqetësuan mësuesit dhe nxënësit. Vajza e vogël ka pranuar tek e ëma dhe më pas në dëshminë që i dha agjentëve policorë se prej më shumë se dy vitesh ishte detyruar t’i jepej të atit që, përmes dhunës arrinte të kryente marrëdhënie seksuale me të. Më herët, vajza kishte arritur të fliste dhe me dy shoqet e saj, për ato që i ati i bënte rregullisht prej mëse dy vjetësh.

Policia e Mitilinit njoftoi se 38-vjeçari fillimisht i mohoi akuzat, por pas ballafaqimit me deklaratën e së bijës dhe detajet rrënqethëse që ajo iu kishte treguar agjentëve në prani të psikologes, u detyrua të pranojë se abuzonte me vajzën e tij prej më shumë se dy vitesh.

Burri i akuzuar për përdhunimin e të bijës, jetonte prej vitesh në fshatin Thermi të Mitilinit bashkë me gruan dhe pesë fëmijët e tyre. Ai jetonte dhe punonte në të zezë në Greqi, pasi nuk kishte leje qëndrimi dhe pune. Kohët e fundit ishte pushuar nga puna nga pronari i tij grek, pasi kishte konstatuar parregullsi pune. Më herët disa vjet më parë, i dyshuari ishte arrestuar për ushtrim dhune por më tej ishte shpallur i pafajshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tjetër masakër e rëndë ka “goditur” Sarandën, gjenden të ngordhur dhjetëra qen
YouthSpeak... për një të ardhme me zhvillim të qëndrueshëm »
Article Logic
Execution time: 0.010482788085938
array(1) { ["section"]=> string(74) "tronditese-babai-perdhunoi-per-2-vjet-rresht-vajzen-e-tij-13-vjecare-78330" }