TRONDITËSE/ Burri nga Kosova masakron gruan me shkop druri në Austri, dorëzohet në polici

Publikuar tek: aktualitet, më 13:31 21-09-2019 TRONDITËSE/ Burri nga Kosova masakron gruan me shkop druri në Austri, dorëzohet në polici Foto ilustruese

Një shtetas nga Kosova masakroi gruan e tij me shkop druri pranë Pallatit Belvedere në Vienë.

Viktima 32-vjeçare u gjet me plagë të rënda në kokë në apartamentin e saj.

Pas kreu ngjarjen makabër, vrasësi shkoi direkt te rajoni i policisë austriake dhe rrëfeu se e la të plagosur gruan në shtëpi. Ndër të tjera, ai shtoi se e kreu krimin për dyshime xhelozie.

Oficerët e policisë e gjetën gruan pa shenja jete. Trupi i saj do t’i nënshtrohet autopsisë, ndërsa vrasësi do të merret në pyetje nga oficerët e rendit.

Viktimat femra janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit në Austri, ku deri tani janë regjistruar 18 vdekje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020961999893188
array(1) { ["section"]=> string(94) "tronditese-burri-nga-kosova-masakron-gruan-me-shkop-druri-ne-austri-dorezohet-ne-polici-179260" }