TRONDITËSE/ Gjendet e vdekur një grua 45 vjeçe në Pogradec, kishte ndërruar jetë disa ditë më parë! Vajza e saj 9 vjeçe pa tmerr me sy

Publikuar tek: aktualitet, më 09:52 26-09-2020 TRONDITËSE/ Gjendet e vdekur një grua 45 vjeçe në Pogradec, kishte ndërruar jetë disa ditë më parë! Vajza e saj 9 vjeçe pa tmerr me sy Ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Pogradeci ku është gjetur e vdekur një grua 45 vjeçe e identifikuar si Maria Markovska.

Sipas policisëë, gruaja kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë dhe jetonte me vajzën e saj 9 vjeçe.

Mirëpo kjo e fundit, vuante nga paaftësi fizike dhe ka parë tmerr me sy deri në momentin që trupi i pajetë i së ëmës u konstatua nga policia. 

Aktualisht vajza është në pediatri nën kujdes mjekësor ndërsa gruaja e pajetë është dërguar në morg dhe pritet që ekspertiza të gjejë shkakun e vdekjes edhe pse paraprakisht dyshohet se ka ardhur për shkaqe natyrale.

Sipas informacioneve, vajza 9 vjeçe e kishte të pamundur të lëviste për të njoftuar ndokënd dhe kishte 2 ditë pa ushqim. Ajo u gjet nga fqinjët pranë trupit të së ëmës dhe menjëherë ata njoftuan policinë. Ndërkohë bëhet me dije se muaj më parë, 45 vjeçarja kishte humbur edhe bashkëshortin e saj maqedonas me të cilin, jetonte në Pogradec.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 25.09.2020, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases M. M., rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.

Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014189958572388
array(1) { ["section"]=> string(138) "tronditese-gjendet-e-vdekur-nje-grua-45-vjece-ne-pogradec-kishte-nderruar-jete-disa-dite-me-pare-vajza-e-saj-9-vjece-pa-tmerr-me-sy-221716" }