Tronditëse, gjendet i vdekur legjenda e muzikës

Publikuar tek: bota, më 14:38 04-03-2019 Tronditëse, gjendet i vdekur legjenda e muzikës

Legjenda e grupit Prodigy Keith Flint është gjetur i vdekur në moshën 49 vjeçare.

Mësohet se Flint u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Dunmow, Essex.

Sipas mediave të huaja, një zëdhënës i policisë kishte deklaruar se pas orës 08:10 kishin marrë një telefonatë dhe kur kishin mbërritur në vendngjarje kishin gjetur trupin e pajetë të yllit të muzikës.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për vdekjen e Flint edhe pse nuk e trajtojnë atë si të dyshimtë.

49-vjeçari njihej për flokët e tij ngjyrë fluoreshente, të ngritur përpjetë si thumba dhe për performancat e zjarrta.

Vokalisti sapo ishte kthyer në Britaninë e Madhe nga një turne në Australi dhe në maj do të niste një turne në SHBA.

Prodigy ishin bendi më i suksesshëm i viteve 1980.

dims.jpg

80c5dbbe701c477d83e6455feeab350a.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025886058807373
array(1) { ["section"]=> string(53) "tronditese-gjendet-i-vdekur-legjenda-e-muzikes-155093" }