Tronditëse: Gruaja shkon pranë kanalit vaditës, gjen aty burrin e pajetë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:10 21-03-2018 Tronditëse: Gruaja shkon pranë kanalit vaditës, gjen aty burrin e pajetë (DETAJE) Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vajkal të Bulqizës, ku një grua ka gjetur të pajetë bashkëshortin e saj në kanalin vaditës.

Sipas informacioneve gruaja me iniciale F.S, 64 vjeç ka gjetur të mbytur bashkëshortin e saj 80 vjeçar me iniciale V.S.

80 vjeçari ishte shpallur prej ditësh në kërkim pas denoncimit nga familjarët se ishte larguar nga shtëpia.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

DEKLARATA E POLICISË:

Me datë 21.03.2018, rreth orës 17:30, salla operative e Komisariati të Policisë Bulqizë, është njoftuar nga shtetasja F.S, 64 vjeçe,   banuese në  Bulqize, se në vendin e quajtur “Gurët e Skëndërbeut”, në kanalin e ujërave vaditës, fshati Vajkal,    kishte gjetur  të mbytur brenda në kanal bashkëshortin saj  shtetasin V.S, 80 vjeç. 

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi  dhe Eksperti mjeko-ligjor, ku gjatë kqyrjes  paraprake të trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune,  apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër.

Dyshohet  se vdekja  ka ardhur nga mbytja në ujë.

Shtetasi V.S, ishte i  shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, për " Largim nga Banesa",  pasi, me datë 18.03.2018, është paraqitur pranë  Komisariatit të Policisë Bulqizë,  shtetasja F.S, ku ka bërë kallëzim se bashkëshorti i saj, shtetasi V.S, është larguar nga banesa me datë 17.03.2018,  dhe nga kërkimet e bëra, nuk ishte bërë e mundur gjetja e tij.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër si  ngjarje aksidentale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ALARMANTE: Vërshon liqeni i Shkodrës, uji përmbyt bizneset (VIDEO)
Policia shpëton dy të miturit e bllokuar nga ujërat e lumit Kir në Shkodër (Pamje dramatike) »
Article Logic
Execution time: 0.012248992919922
array(1) { ["section"]=> string(62) "tronditese-gruaja-gjen-bashkeshortin-ne-kanalin-vadites-114074" }