Tronditëse, pak ditë më parë ishte pushuar nga puna, nëna vret tre fëmijët dhe veten (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 09:06 16-01-2021 Tronditëse, pak ditë më parë ishte pushuar nga puna, nëna vret tre fëmijët dhe veten (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Melburn të Australisë, ku nëna ka vrarë fëmijët e saj dhe më pas veten.

Mediat e huaja raportojnë se Katie Perinovic 42-vjeç ka vrarë tre fëmijët e saj, Claire 7 vjeç, Anna 5 vjeç dhe Matthew 2 vjeçar, trupat e të cilëve u gjetën pa jetë në banesën në Tullamarine.

Fqinjët janë shprehur se 42-vjeçarja kohët e fundit nuk ishte mirë, pasi ishte pushuar nga puna si fizioterapiste dhe izolimi total i Melburn për shkak të Covid-19 kishte ndikuar në gjendjen e saj psikologjike.

Babai i fëmijëve, i identifikuar si Tomsilav Perinovic, është shfaqur tepër i tronditur teksa është thirrur për të dhënë dëshminë e tij në polici.

Aktualisht ai ndodhet ende në komisariat, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar arsyen e vdekjes së 43-vjeçares dhe fëmijëve të mitur.

f932ebcd0dd7b5ee3530d205c8593cf2d91e3508.jpgf6ecbff903af54e8f8347f5de5c8bd607ce39d66.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtetet e Bashkuara të Amerikës zvogëlojnë praninë ushtarake në Irak
»
Article Logic
Execution time: 0.011775970458984
array(1) { ["section"]=> string(94) "tronditese-pak-dite-me-pare-ishte-pushuar-nga-puna-nena-vret-tre-femijet-dhe-veten-foto-235207" }