TRONDITËSE/ Sherri kthehet në gjakderdhje, plagoset rëndë shqiptari në Milano

Publikuar tek: aktualitet, më 15:23 17-11-2019 TRONDITËSE/ Sherri kthehet në gjakderdhje, plagoset rëndë shqiptari në Milano Foto ilustruese

Një sherr në një lokal në lindje të Milanos është kthyer në makth teksa një shqiptar i moshës 40-vjeçare është plagosur rëndë me armë zjarri në bark.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të komunes Pioltelos, në orën 20:00 të ditës së djeshme, ku një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shqiptarit. Agresori është arratisur menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Mediat italiane raportojnë se shqiptari i lënduar është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa në mbrëmje po në këtë spital është shtruar një tjetër person i plagosur, i cili tregoi se është qëlluar me armë zjarri në të njëjtën vendngjarje ku u plagos shqiptari.

Megjithatë, shkaqet e kësaj ngjarjeje mbeten enigmatike.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076320171356201
array(1) { ["section"]=> string(82) "tronditese-sherri-kthehet-ne-gjakderdhje-plagoset-rende-shqiptari-ne-milano-186197" }