Tronditëse: Vogëlushi i diagnostikuar me kancer shpërthen në të qara pasi braktiset nga e ëma

Publikuar tek: bota, më 17:11 27-09-2017 Tronditëse: Vogëlushi i diagnostikuar me kancer shpërthen në të qara pasi braktiset nga e ëma

Një ngjarje vërtet tronditësë ka ndodhur me vogëlushin Hu Haoyang. Ai është diagnostikuar me kancer dhe pas kësaj është braktisur nga nëna e tij.

Kjo e fundit pasi ka mësuar për sëmundjen e vogëlushit, e ka braktisur atë duke marrë me vete edhe 22.500 dollarët që ishin mbledhur për kurimin e djalit.

Babai i tij, Hu Xiaofei i cili punon si fermer, i kërkoi bashkëshortes që të kthente paratë.

Pasi kanë mësuar për rastin e vogëlushit, shumë njerëz kanë kontribuar në mbledhjen e shumës së parave që duhen për transplantin.

Deri tani janë mbledhur rreth 113 mijë paund për kurimin e tij, por nuk është e mjaftueshme ndërkohë që vogëlushi vazhdon të qajë nga dhimbjet që ka.

Ai u diagnostikua me hepatoblastoma, kancer i mëlçisë që rrallë herë prek foshnjet apo fëmijët e vegjël. Hu bëri disa seanca kimioterapie, por i duhet të bëjë transplantim.

dfwe4we43eh.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gratë saudite tani kanë të drejtë të ngasin makinën por ende janë të privuara nga këto gjëra
Pavarësia e Katalunjës merr një goditje të rëndë, Trump është për një Spanjë të bashkuar »
Article Logic
Execution time: 0.012003183364868
array(1) { ["section"]=> string(98) "tronditese-vogelushi-i-diagnostikuar-me-kancer-shperthen-ne-te-qara-pasi-braktiset-nga-e-ema-93895" }