Tronditet qyteti i Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur para një banese 3-katëshe.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 15 në Porto Romano, pranë banesës së shtetasit Fetah Mataj. Ky i fundit është një person i njohur për policinë, pasi njihet si person me precedent penal dhe mësohet se ka kryer një dënim prej 10 vitesh.
Fatmirësisht deri tani raportohen vetëm dëme materile dhe jo persona të lënduar.