Tronditet Filipine/ Bie tërmet i fortë 6.6 ballë, vdes 1 person, dëmtohen disa ndërtesa

Publikuar tek: bota, më 12:34 18-08-2020 Tronditet Filipine/ Bie tërmet i fortë 6.6 ballë, vdes 1 person, dëmtohen disa ndërtesa Deme nga termeti

Nje tërmet i fortë 6.6 ballë ka goditur Filipinen mëngjesin e sotëm.

Fatkeqësisht nga tërmeti ka vdekur një person si dhe janë dëmtuar rrugë, ndërtesa, përfshirë edhe një spital dhe një kompleks sportiv që është përdorur si një qendër e re karantine.

Tërmeti ra në det në një thellësi prej 30 km (18.64 milje), tha Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare dhe epiqendra e tij ka qenë në ishujt e rajonit Samar.

Agjensia e Sizmologjisë në Filipine tha që nuk ekziston rreziku i një tsunami por paralajmëroi për pasoja, bën me dije Global News.

Filipine është përplasur nga rreth 20 stuhi çdo vit, duke e bërë atë një nga vendet më të prirura për katastrofa në botë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dikur vatra e parë e shpërthimit te viusit, tani bëhet nami me festa masive në Wuhan
SHIFRAT TRONDITËSE/ Mbi 281 mijë njerëz hiqen nga puna në vendet e Europës, COVID godet edhe kompanitë më të mëdha (BILANCI I DETAJUAR) »
Article Logic
Execution time: 0.010960102081299
array(1) { ["section"]=> string(91) "tronditet-filipine-bie-termet-i-forte-6-6-balle-vdes-1-person-demtohen-disa-ndertesa-217491" }