Qyteti i Fushë Krujës është tronditur nga një shpërthim tritoli pak minuta më parë.
Mësohet se lënda shpërthyese është vënë në një biznes në lagjen "Kastriot" në këtë qyetet.
Deri tani nuk raportohet për viktima apo të plagosur, por vetëm disa dëme materiale.
Bëhet me dije se dyqani ku ka shpërthyer tritoli është në pronësi të shtetasit me inicialet E.XH.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbulimin e rrethanave e këtij akti të rëndë.