Tronditet Hollivudi, zbulohet skandali seksual me përmasa të mëdha

Publikuar tek: bota, më 11:38 09-03-2017 Tronditet Hollivudi, zbulohet skandali seksual me përmasa të mëdha

Zbulohet një skandal seksual që kishte prekur më shumë se 900 persona.

Një 42-vjeçarë kishte hapur profile të ndryshme në internet, duke u shtirur si këngëtari i famshmë Justin Bieber, për të ngacmuar seksualisht rreth 900 fëmijë, duke përfshirë edhe përdhunime.

Ngjarja e rëndë është zbuluar nga policia australiane, ku një burrë 42-vjeç dyshohet se përdorte platforma të shumta si Facebook dhe Skype për të komunikuar me viktimat e tij.

“Autori i shtirur si Bieber, kërkonte të fuste në kurth fëmijët nën 16 vjeç. Ky hetim tregon edhe vulnerabilitetin e fëmijëve që janë shfrytëzuar nga mediat sociale dhe mundësitë që kanë abuzuesit seksualë për të joshur viktimat e tyre", tha Inspektori Jon Rouse.

Policia australiane ka paralajmëruar prindërit që të jenë tepër vigjilentë në lidhje me aktivitetet online të fëmijëve të tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfen gjenerali amerikan: Rusia po kërcënon NATO-n me raketa atomike
Tragjike: Dasma kthehet në mort, 26 të vdekur, mes tyre fëmijë »
Article Logic
Execution time: 0.009296178817749
array(1) { ["section"]=> string(71) "tronditet-hollivudi-zbulohet-skandali-seksual-me-permasa-te-medha-71303" }