Tronditet mbretëria angleze, Princi Philip merr një vendim të papritur

Publikuar tek: bota, më 10:34 04-05-2017 Tronditet mbretëria angleze, Princi Philip merr një vendim të papritur

Një lajm i papritur vjen nga Britania e Madhe kur Princi Philip, në moshën 95 vjeçare vendos të tërhiqet nga jeta publike dhe detyrat mbretërore, shprehet në një komunikatë për shtyp Buckingham Palace.

“Madhëria e tij, Duka I Edinburgut ka vendosur që të mos marrë më përsipër përgjegjësi publike që nga vjeshta e këtij viti. Në marrjen e këtijn vendimi, Duka ka gjithë mbështetjen e Mbretëreshës” thuhet në një komunikatë për shtyp.

Sipas komunikatës, Princi Philip do të vazhdojë angazhimet ndërmjet kohës së tanishme deri në gusht, së bashku me mbretëreshën apo në mënyrë individuale. Më pas, Duka nuk do të pranojë ftesa të reja për vizita apo takime, përvecse kur do të dëshirojë të ndjek ndonjë aktivitet kohë pas kohe.

Ndërkohë që Mbretëresha Elisabet do të vazhdojë të gjithë programin dhe angazhimet e saj, e mbështetur edhe nga anëtarë të tjerë të familjes, thuhet në deklaratën e Buckingham Palace.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rrallë/ Diplomohet 97-vjecarja, pasi ndërpreu studimet që nga Lufta e Dytë Botërore
Ushtarja 22-vjeçare amerikane fotografon vdekjen e saj »
Article Logic
Execution time: 0.01176905632019
array(1) { ["section"]=> string(75) "tronditet-mbreteria-angleze-princi-philip-merr-nje-vendim-te-papritur-77436" }