Tronditet mjekësia, të moshuarës i ‘kurojnë’ infeksionin e syrit me ilaçe për kafshët

Publikuar tek: bota, më 21:05 02-10-2016 Tronditet mjekësia, të moshuarës i ‘kurojnë’ infeksionin e syrit me ilaçe për kafshët

Një e moshuar pësoi një infeksion në sy dhe stafi i kujdesit në shtëpi, aksidentalisht i dha ilaçe të destinuara për kafshët.

90-vjeçarja, Coca Miglioranza , ka jetuar në shtëpi në Lujan, Buenos Aires, për 30 vjet.

Ajo filloi të vuajë nga një infeksion i rëndë në sy, i provokuar nga kanceri i lëkurës dhe kurohej me ilaçe të rekomanduara nga stafi i kujdesit në shtëpi, por vazhdoi të ankohej kur gjendja e saj nuk po përmirësohej.

Ajo e raportoi incidentin në mediat lokale pasi punëdhënësit e saj nuk e mbështetën , duke thënë: “Kjo nuk është hera e parë që kjo gjyshe ka të njëjtin problem”.

Pas hetimeve të kryera, doli se Miglioranza kurohej me ilaçe të destinuara për kafshët, të cilat vetëm rënduan infeksionin. Zyrtarët e shëndetësisë kanë mbetur të tronditur nga incidenti.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të kujdesit shëndetësor, Marcelo Musso, e bëri të qartë në një deklaratë se “ajo që ka ndodhur është shumë serioze dhe nuk duhet të ndodhë përsëri”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja si dukej egjiptianja e lashtë, shkencëtarët rikonstruktojnë fytyrën e saj (Foto)
Referendumi, reagon kryeministri hungarez: BE s’mund të na detyrojë për refugjatët »
Article Logic
Execution time: 0.012799024581909
array(1) { ["section"]=> string(88) "tronditet-mjekesia-te-moshuares-i-kurojne-infeksionin-e-syrit-me-ilace-per-kafshet-54871" }