Tronditet NASA, shpërthen në hapësirë anija kozmike

Publikuar tek: bota, më 08:40 02-12-2016 Tronditet NASA, shpërthen në hapësirë anija kozmike

Një anije kozmike ruse, e cila ishte nisur drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor me furnizime, ka shpërthyer në hapësirë.

Soyuz – U ishte lëshuar orët e para të së enjtes dhe bashkëkangjitur kishte një automjet kargo të quajtur Progress MS – 04.

Por pak më vonë nga lëshimi, Koorporata Shtetërore Ruse për Hapësirën “Roscosmos” raportoi se kishte humbur kontaktin me anijen, vetëm 6 minuta nga nisja e udhëtimit drejt ISS.

Në një tjetër deklaratë, Roscosmos tha se kontakti humbi mbi një zonë malore të Rusisë. Anija do të dërgonte 2.7 ton furnizime, përfshirë ushqim, oksigjen dhe karburant për Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ISS.

Mbetet e paqartë nëse ndonjë fragment nga anija ka rënë ose jo në sipërfaqjen e Tokës.

Nga ana e saj, NASA konfirmoi se astronautët amerikanë dhe ata rusë që ndodheshin në bord janë shëndoshë e mirë. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024685144424438
array(1) { ["section"]=> string(56) "tronditet-nasa-shperthen-ne-hapesire-anija-kozmike-61334" }