Një tjetër tërmet ka goditur sërish sot Italinë qëndrore.
Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter dhe me epiqendër në Macerata.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik të madh tek qytetarët të cilët mësohet të kenë dalë mënjëherë në rrugë.
Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet të ketë të lënduar apo dëme të mëdha materiale.
Tërmeti po ashtu është ndjerë edhe në zonat si Marche dhe Umbria.
Kohët e fundit tërmetet kanë qenë të shpeshta në Italinë qëndrore aq sa disa qytete janë rrfshuar thuajse plotësisht.