Tronditet sërish Mesdheu, pas Greqisë dhe Turqisë, lëkundet toka italiane

Publikuar tek: rajon, më 21:34 21-07-2017 Tronditet sërish Mesdheu, pas Greqisë dhe Turqisë, lëkundet toka italiane

Që prej ditësh së djeshme i gjithë rajoni i Mesdheut është përfshirë nga një sërë tërmetesh të fuqishme që kanë shkaktuar dhe viktima.

Ditën e djeshme dhe sot në mëngjes një tërmet i fuqishëm goditi bregdetin greko-turk, ndërsa lëkundja e radhës është shënuar mbrëmjen e sotme në Itali.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Verona, Breshia dhe në rajonet përrreth. Shërbimi sizmiologjik italian njofton se tërmeti ka qenë 3.6 i shkallës rihter. Mësohet se tërmeti ka qenë me epiqendër 8 km të thellë, në një zonë pranë Crone-s, Breshia.

Deri tani për fat të mirë nuk raportohet për viktima, por vetëm dëme të shumta materiale, që mbeten për të verifikuar në vazhdim. Ndërkohë shërbimet e emrgjencës italiane kanë mbërritur në terren dhe kanë marrë nën kontroll situatën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pamjet e shkatërrimit nga tërmeti në ishujt grek dhe Turqi (FOTO)
Gazetari tallet me tre gratë e mbuluara në mes të Prishtinës: Nuk janë çadra »
Article Logic
Execution time: 0.011152029037476
array(1) { ["section"]=> string(77) "tronditet-serish-mesdheu-pas-greqise-dhe-turqise-lekundet-toka-italiane-86930" }