Tronditet SHBA, agjenti i policisë qëllon me armë 13-vjeçarin autik

Publikuar tek: bota, më 10:59 09-09-2020 Tronditet SHBA, agjenti i policisë qëllon me armë 13-vjeçarin autik

SHBA është tronditur sërish nga një ngjarje shokuese.

Një djalë 13-vjeçar u plagos rëndë pasi u qëllua nga një oficer policie në Salt Lake City të premten mbrëma.

Në orët e para të ditës djali i cili ka sindromën Asperger, përjetoi një krizë nervore duke i dalë nënës jashtë kontrrollit për ta qetësuar.

Golda Barton tha për CNN se ajo njoftoi policinë për t’i kërkuar ndihmë por duket se kjo ishte një veprim i gabuar pasi policia e bëri situatën më të rënduar.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, i kërkuan djalit të qetësohet por pasi ai nuk u bind ata hapën zjarr.

"Djali ka pësuar lëndime në shpatull, kyçin e këmbës, zorrët si dhe dëmtim nervor" tha Barton për CNN.

13 vjeçari, Linden Cameron ndodhet i shtruar në spital por jashtë rrezikut për jetën.

Në një deklaratë Kryetari i Bashkisë së Salt Lake City, Erin Mendenhall u shpreh se hetimet po  vazhdojnë dhe se çështja do të zgjidhet shumë shpejt.

"Pavarësisht rrethanave, ajo që ndodhi të premten në mbrëmje është një tragjedi dhe unë pres që ky hetim të trajtohet me shpejtësi dhe transparencë për hir të të gjithë të përfshirëve," tha ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kompania e njohur pezullon studimet për vaksinën kundër Covid-19, një nga vullnetarët që e provoi pësoi ‘sëmundje të pashpjegueshme’
»
Article Logic
Execution time: 0.011423110961914
array(1) { ["section"]=> string(73) "tronditet-shba-agjenti-i-policise-qellon-me-arme-13-vjecarin-autik-219796" }