Tronditet Shkodra në pikë të mëngjesit, shpërthim tritoli në pallatin dy-katësh

Publikuar tek: aktualitet, më 07:10 23-08-2017 Tronditet Shkodra në pikë të mëngjesit, shpërthim tritoli në pallatin dy-katësh ilustruese

Shkodra është tronditur që në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozivi.

Sipas të dhënave të para të policisë së Shkodrës shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Skëndebeg” në apartamentin e një 58-vjeçari.

Nga shpërthimi është dëmtuar dera dhe tavani i korridorit në apartamentin e kryefamiljarit me inicialet Rr. P.    

“Me date 23.08.2017, rreth orës 04:00, ka ardhur një telefonatë ne sallen e komandimit se në lagjen Skenderbeg, Shkodër, në pallatin 2 katesh, tek dera e jashtme e baneses shtetasit Rr. P, 58 vjeç, ka patur një shperthim i dyshuar lende plasese, Për pasoje është dëmtuar lehte dera e jashtme dhe tavani i koridorit të baneses tij. Po kryhen veprimet me grup hetimor, per sqarimin e rrethanave te ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.   

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nami te “Kompleksi Dinamo”, “Shqiponjat” rrethojnë “Benz”-in luksoz me djem dhe vajza (Foto)
Drogë në kavanoza, si iu gjet e fshehur lënda narkotike të riut në tualetin e shtëpisë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011688947677612
array(1) { ["section"]=> string(84) "tronditet-shkodra-ne-pike-te-mengjesit-shperthim-tritoli-ne-pallatin-dy-katesh-89899" }