Dhëndri vret me armë vjehrrin dhe vjehrrën në Tiranë dhe më pas qëllon veten për vdekje.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në zonën e "Unazës së Re", në rrugën 'Kristaq Mone' pranë sheshit 'Shqiponja' në kryeqytet.
Dyshohet se shak i kësaj ngjarje të rëndë ka qenë një konflikt i hershëm.
Mësohet se kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dëgjuar të shtënat. Pasi ka mbërritur në vendngjarje, policia ka gjetur viktimat, ndërsa dhëndri kishte pistoletën në dorë.