Tronditet TIRANA, sulmohet me thikë trajneri bardheblu

Publikuar tek: sport, më 12:08 22-03-2018 Tronditet TIRANA, sulmohet me thikë trajneri bardheblu Migen Memelli

Tashmë nuk mund të flitet më për futboll teksa një ngjarje e rëndë vjen nga kryeqyteti.

Sot, klubi i Tiranës ka mësuar ngjarjen e shëmtuar e cila ka ndodhur para pak minutash në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Newsport.al ka mësuar ekskluzivisht nga burime pranë komisariatit numër 6 se trajneri i skuadrës U-17, Migen Memelli është sulmuar me thikë nga njëri prej prindërve të lojtarëve.

Për newsport.al bëhet e ditur, se shkak është bërë mospërfshirja e futbollistit në fjalë në 11-shen titullare. Fillimisht agresori ka hyrë në fushë, teksa e ka qëlluar Memellin me grushte, por tekniku bardheblu është kundërpërgjigjur për t’u vetëmbrojtur. Në këtë moment, agresori ka nxjerrë thikën për ta qëlluar, por fatmirësisht Memelli është shmangur duke shpëtuar. Tashmë trajneri bardheblu është në ambientet e komisariatit numër 6 duke bërë kallëzimin për këtë ngjarje tejet të shëmtuar. Newsport.al/ 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0092289447784424
array(1) { ["section"]=> string(60) "tronditet-tirana-sulmohet-me-thike-trajneri-bardheblu-114111" }