Tronditet Vlora, barinjtë gjejnë një kokë njeriu të shkëputur nga trupi

Publikuar tek: aktualitet, më 08:31 25-01-2017 Tronditet Vlora, barinjtë gjejnë një kokë njeriu të shkëputur nga trupi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Vlorën ku në fashtin Karabunarë është gjetur koka e një personi ende të paidentifikuar e shkëputur nga trupi.

Burime të policisë bëjnë me dije se koka e dekompozuar është gjetur ditën e djeshme në orën 13:55 nga një bari i zonës dhe është dërguar menjëherë për ekzaminim, ndërkohë që policia vijon punën për gjetjen e trupit dhe identifikimin e viktimës.

Bëhet me dije se koka e gjetur e shkëputur nga trupi ka një vrimë e cila dyshohet se është shkaktuar nga një plumb, ndërkohë që aty pranë është gjetur edhe një thikë.

Vlorë Policia:

Ditën e djeshme rreth orës 13:55, në fshatin Karbunarë, në rrugën e vjetër të këtij fshati është gjetur një "kokë njeriu", në një zonë të pyllëzuar.

Policia pasi ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se koka është e dekompozuar.

Priten ekzaminimet laboratorike në lidhje me identifikimin dhe të çdo detaji tjetër në lidhje me këtë ngjarje.

Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja si do të variojnë temperaturat
Policia zhvillon tre operacione antidrogë, në pranga 5 persona (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.010791063308716
array(1) { ["section"]=> string(76) "tronditet-vlora-barinjte-gjejne-nje-koke-njeriu-te-shkeputur-nga-trupi-66586" }