Tronditet Vlora, hidhet nga kati i tretë i pallatit një burrë, gjen vdekjen e menjëhershme

Publikuar tek: aktualitet, më 10:29 03-06-2017 Tronditet Vlora, hidhet nga kati i tretë i pallatit një burrë, gjen vdekjen e menjëhershme Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Vlorë ku një person ka rënë nga kati i tretë i pallatit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia bën me dije se rreth orës 10:40, në lagjen Pavarësia pranë shkollës jopublike “Ikea” ka rënë nga kati i 3-të i pallatit, një shtetas i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe bëhet fjalë për shtetasin F.Ruci, 55 vjeç, i cili ka rënë nga banesa e tij.

Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se viktima ka vepruar në kushtet e depresionit, për të cilin kurohej prej disa vitesh. F.Ruci, jetonte bashkë me motrën e tij, por në momentin e ndodhjes së ngjarjes ka qenë vetëm në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 20 bimë kanabis prangosin 2 persona, në kërkim 2 vlonjatët (EMRAT)
I vranë gjyshin me çifte, reagon nipi: Ju "gazetarëve" një ditë halja që keni ndërtuar do u kthehet për kokë! »
Article Logic
Execution time: 0.010906934738159
array(1) { ["section"]=> string(94) "tronditet-vlora-hidhet-nga-kati-i-trete-i-pallatit-nje-burre-gjen-vdekjen-e-menjehershme-81059" }