Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur Vlorën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tritoli i është vënë një makine që është djegur pjesërisht ndërsa për fat të mirë askush nuk është lënduar.
Policia bën me dije se në orët e para të mëngjesit është djegur pjesërisht një automjet i parkuar. Sipas informacioneve mjeti i përkishte shtetasit Flamur Peçaj, i cili në vitin 2012 ka kërcënuar me armë zjarri dy vëllezër dhe për këtë është arrestuar. Dyshohet se ngjarja ka ndhur oër motive hakmarrje.
NJOFTIMI I POLICISE:
Ngjarja ka ndodhur pranë pallatit të pronarit të mjetit në lagjen Pavarësia;, ku automjeti tip Audi-Q7, në pronësi të shtetasit F.L (P), 46 vjeç, ka marrë flakë e për pasojë është dëmtuar pjesa e përparme e tij.
Siç raporton policia, nuk ka persona të lënduar. Dyshohet që mjeti mund të jetë djegur qëllimisht me një sasi të vogël të dyshuar lëndë plasëse, e cila është hedhur poshtë mjetit.
Zyrtarët blu bëjnë me dije se po punohet për hetime të mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.