Tronditi dje shqiptarët, fotografia e publikuar nga deputetja nuk i përket luftës së Kosovës, është marrë nga...

Publikuar tek: rajon, më 07:57 17-05-2019 Tronditi dje shqiptarët, fotografia e publikuar nga deputetja nuk i përket luftës së Kosovës, është marrë nga...

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Flora Brovina, dje gjatë seancës plenare publikoi dëshmi se si ushtarët serbë kanë përdhunuar femrat, gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Ajo tha se në fotografi shihen ushtarët serbë duke përdhunuar një grua 35-vjeçare në Kosovë, dhe familjarët përreth saj janë disa të vrarë, dhe të tjerët detyrohen të shikojnë skenën e rëndë.

Mirëpo, në mediat kosovare ka qarkulluar lajmi se kjo foto nuk është e vërtetë. Sipas shtypit fotografia është marrë nga një faqe pornografike në Irak.

Telegrafi.com ka kontaktuar përmes telefonit deputeten Flora Brovina, mirëpo ajo ka mohuar pretendimet se fotografia e gruas së dhunuar nuk është në Kosovë.

“Fotoja është në Kosovë, ndërsa informatat tjera të gjitha janë rrenë. Edhe kur kanë thënë është nga Rahoveci është rrenë. Ata munden çdokund ta qesin atë foto sepse ka shërbime të ndryshime në Kosovë, dhe mediat po bien pre. Nuk më intereson hiç sepse është rren që po flitet për këtë informatë. Ajo nuk mund të identifikohet fare sepse unë ia kam mbuluar fytyrat dhe vendin e di vetëm unë”, ka thënë ajo.

60461358_1240553896122790_6552211560553512960_n-1-354x600.jpg

Fotoja e faqes irakiane

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070130825042725
array(1) { ["section"]=> string(114) "tronditi-dje-shqiptaret-fotografia-e-publikuar-nga-deputetja-nuk-i-perket-luftes-se-kosoves-eshte-marre-nga-164644" }