Tronditje brenda grupit të Vishegradit, votimi pro Tusk cënon marrëdhëniet Poloni-Hungari

Publikuar tek: bota, më 09:56 13-03-2017 Tronditje brenda grupit të Vishegradit, votimi pro Tusk cënon marrëdhëniet Poloni-Hungari

Bashkëpunimi polako-hungarez është në pikëpyetje pasa mbështetjes së dhënë nga Hungaria për Donald Tusk në krye të Këshillit Evropian, por vizita e presidentit hungarez në Poloni do të zhvillohet, njoftoi presidenca polake.

Polaku, Donald Tusk është rizgjedhur të enjten në presidencën e Këshillit Evropian nga të gjithë anëtarët e BE-së, me përjashtim të Polonisë, duke votuar në favor të tij.

“Duhet të bëjmë dallimin mes politikës aktuale dhe marrëdhënieve afatgjata të bashkëpunimit mes Hungarisë dhe Polonisë”, deklaroi sot për televizionin “Polsat News” zëdhënësi i presidencës polake, Marek Magierowski.

Magierowski theksoi se vizita e presidentit hungarez, Janos Ader me rastin e ditës së miqësisë polako-hungareze në Piotrkow Trybunalski do të zhvillohet më 23 mars.

Zëvendëspresidenti polak i Punëve të Jashtme, Jan Dziedziczak shtyu, pas samitit të Brukselit, vizitën në Budapest që duhet të zhvillonte me rastin e Festës Kombëtare të Hungarisë.

Kreu i konservatorëve polakë, Jaroslaw Kaczynski u shpreh i dëshpëruar nga qëndrimi i kryeministrit, Viktor Orban, për të cilin mendonte se e kishte një aleat të përhershëm në planin evropian.

“Mosmarrëveshjet politike shpeshherë kanë qenë të pranishme mes dy vendeve të lidhura nga marrëdhëniet miqësore duke pasur interesa të përbashkëta në BE ashtu si Polonia dhe Hungaria”, deklaroi Magierowski.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027419090270996
array(1) { ["section"]=> string(94) "tronditje-brenda-grupit-te-vishegradit-votimi-pro-tusk-cenon-marredheniet-poloni-hungari-71709" }