Shoqëria civile dhe partitë politike të Shqipërisë dhe Kosovës janë ngritur sot në protestë në Tropojë për lirimin nga burgu të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Mësohet se qytetarët kanë marshuar në Bajram Curri teksa kanë bërë thirrje për lirimin e Haradinajt duke e quajtur atë hero të luftës.
“Lironi Ramush Haradinajn, heroin e luftës, ai është i pafajshëm” thanë protestuesit.