Trudeau zhgënjen shumë njerëz, refuzon të dënojë vendimin e Trump për refugjatët

Publikuar tek: bota, më 22:54 13-02-2017 Trudeau zhgënjen shumë njerëz, refuzon të dënojë vendimin e Trump për refugjatët

Presidenti Donald Trump dhe Kryeministri kanadez Justin Trudeau theksuan në mënyrë të përsëritur përkushtimin e tyre për të punuar së bashku. Ata i bënë komentet pas takimit të parë që patën të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

Udhëheqësit e dy vendeve fqinje, biseduan për çështjet e mprehta të tregtisë dhe të emigracionit.

Në një konferencë të përbashkët shtypi pas një sërë takimesh, ata theksuan synimet e tyre të përbashkëta. Presidenti Trump u zotua të punojë me Kanadanë për realizimin e “interesave të shumta të përbashkëta.'' Kryeministri Trudeau foli për “një lidhje të veçantë dhe respektin e thellë që ekziston mes dy vendeve,” edhe pse shtoi se “marrëdhëniet midis fqinjëve janë mjaft komplekse.''

Ndonëse dy udhëheqësit theksuan interesat e përbashkëta, pikëpamjet e kundërta mes tyre nuk munguan të shfaqen. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, zoti Trump i doli në mbrojtje urdhrit të tij për refugjatët dhe emigracionin, duke thënë se “nuk mund të lejojmë të hyjnë në vend njerëzit e gabuar.” Nga ana e tij, zoti Trudeau tha se Kanadaja vazhdon të ndjekë rregullat e saj të hapjes.

Qeveria e zotit Trudeau reagoi ndaj urdhërit ekzekutiv të Presidentit Trump, duke u ofruar personave që normalisht do të lejoheshin të hynin në Shtetet e Bashkuara, që të kenë mundësinë të aplikojnë për status qëndrimi të përkohshëm në Kanada.

Një ditë pasi Presidenti Trump nënshkroi urdhërin ekzekutiv, zoti Trudeau shkroi në Twitter: "Njerëzve që largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar persekutimit, terrorit dhe luftrave, u themi se kanadezët i mirëpresin, pavarësisht nga besimi juaj. Diversiteti është fuqia jonë. Jeni të mirëpritur në Kanada.”

Kryeministri Trudeau vuri në dukje të hënën se ka pasur raste kur dy vendet kanë shfaqur diferenca në qasjet e tyre. Por ai shtoi: “gjëja e fundit që presin kanadezët është që t’i jap mësime një vendi tjetër se si duhet të qeveriset”.

Zoti Trump e priti kryeministrin kanadez të hënën paradite. Trudeau kishte sjellë një dhuratë personale, një foto të zotit Trump me babanë e zotit Trudeau, ish-kryeministri kanadez Pierre Trudeau, i cili nuk jeton më.

Presidenti Trump tha se e kishte njohur dhe e respektonte Pierre Trudeau-në dhe se do ta mbante fotografinë në një vend shumë të veçantë.

Në një tryezë të rrumbullakët me gra drejtuese biznesesh amerikane dhe kanadeze, Trump dhe Trudeau njoftuan ngritjen e një grupi pune të fokusuar te gratë në fuqinë punëtore. Presidenti Trump tha se është e rëndësishme të garantohet që gratë të punojnë dhe të arrijnë sukses në ekonomi. Kryeministri Trudeau theksoi se gratë duhet të kapërcejnë pengesa për të patur sukses në biznes. (Zëri i Amerikës)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ky shtet ndalon me ligj festimin e Shën Valentinit
Aksidentohet autobusi me turistë, 33 të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.01344895362854
array(1) { ["section"]=> string(85) "trudeau-zhgenjen-shume-njerez-refuzon-te-denoje-vendimin-e-trump-per-refugjatet-68623" }