Trump akuzon Obamën për përgjime: Skandal i ngjashëm me “Watergate”

Publikuar tek: bota, më 16:59 04-03-2017 Trump akuzon Obamën për përgjime: Skandal i ngjashëm me “Watergate”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, akuzoi nëpërmjet Twitter-it se paraardhësi i tij, ish-presidenti Barack Obama, pati urdhëruar përgjimin e komunimikeve telefonike gjatë fushatës presidenciale. Akuzat e Presidentit Trump pasojnë disa zbulime të reja të bëra të ditura nga mediat amerikane, për kontakte të tjera ndërmjet zyrtarëve të fushatës Trump dhe zyrtarëve rusë.

Presidenti Donald Trump postoi një seri mesazhesh në Twitter duke akuzuar pararendësin e tij, ish-Presidentin Barack Obama, për përgjim të komunikimeve përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, raporton Voa.

Presidenti Trump tha në Twitter se Obama pati urdhëruar përgjimin e linjave telefonike të Kullës Trump në Nju Jork. Presidenti Trump e konsideron këtë zbulim një skandal të ngjashëm me “Watergate”-in.

Trump nuk ka ofruar prova konkrete për akuzën për përgjim nga ish-administrata Obama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vishet si Melania Trump, ja çfarë i bëjnë vogëlushes 8 vjeçare shokët e klasës
Boris Johnson vizitë në Moskë, “Foreign Office” paralajmëron: Nuk është kthim në normalitet »
Article Logic
Execution time: 0.011254072189331
array(1) { ["section"]=> string(70) "trump-akuzon-obamen-per-pergjime-skandal-i-ngjashem-me-watergate-70762" }