Trump: Antifa do të shpallet organizatë terroriste

Publikuar tek: bota, më 23:34 31-05-2020 Trump: Antifa do të shpallet organizatë terroriste

Teksa protestat mbarëkombëtare për vrasjen e George Floyd hyjnë në ditën e gjashtë me radhë, presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se Washingtoni do ta quajë lëvizjen aktiviste politike anti-fashiste Antifa si një grup terrorist.

"SHBA do të emërojë ANTIFA-n si një organizatë terroriste", shkroi Trump në Twitter.

Vdekja e një burri me ngjyrë të paarmatosur në prangat e policisë bëri që dhjetëra mijëra njerëz të dalin në rrugët e qyteteve të mëdha nga Seattle deri në New York, duke kërkuar fund për brutalitetin e policisë.

Njoftimi erdhi disa orë pasi Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, tha se "elementë të dhunshëm radikal" kanë rrëmbyer protestat paqësore në të gjithë vendin.

"Dhuna e nxitur dhe e kryer nga Antifa dhe grupe të tjera të ngjashme në lidhje me trazirat është terrorizëm i brendshëm dhe do të trajtohet në përputhje me rrethanat", tha Barr në një deklaratë.

Organizata më e madhe e të drejtave civile në vend, Unioni i Lirive Civile të Amerikanëve (ACLU), kritikoi njoftimin e presidentit Trump dhe tha se nuk kishte një autoritet të tillë ligjor për përcaktimin e një grupi vendas si të tillë.

Lëvizja Antifa u bë e njohur në SHBA pas tubimit "The Unite the Right", që u zhvillua në Charlottesville në gusht të vitit 2017. Lëvizja është e përbërë nga grupe, rrjete dhe individë që besojnë në kundërshtimin agresiv ndaj lëvizjeve të ekstremit të djathtë.

46-vjeçari Floyd vdiq pasi Derek Chauvin, një ish-oficer i bardhë i policisë, vendosi gjurin e tij në qafën e 46-vjeçair dhe ndërpreu kalimin e ajrit për gati nëntë minuta. Fjalët e fundit të viktimës ishin "Nuk mund të marr frymë", e cila u bë parullë e protestave mbarëkombëtare.

Vdekja e Floyd ka ngjashmëri të fortë me atë të Eric Garner, i cili vdiq gjatë arrestimit fatal të vitit 2014 në New York, po ashtu duke iu lutur oficerëve në vazhdimësi "Nuk mund të marr frymë".

Fraza u bë një pikë tubimi për protestuesit që demonstronin kundër vrasjeve të burrave dhe grave të paarmatosura nga policia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095958709716797
array(1) { ["section"]=> string(56) "trump-antifa-do-te-shpallet-organizate-terroriste-208561" }