Trump: Assad është kafshë, Rusia e mbështet

Publikuar tek: bota, më 22:36 12-04-2017 Trump: Assad është kafshë, Rusia e mbështet

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë konfirmuar edhe njëherë qëndrimet tyre ekstremisht të kundërta për situatën në Siri, ndërsa Presidenti Trump nuk është pajtuar me mbështetjen që ka treguar Presidentin Putin për Bashar al-Assad, ndërsa e ka quajtur liderin aktual sirian një ‘kafshë’. Sipas Trump kjo mbështetje nuk është një gjë e mirë as për Rusinë dhe as për njerëzimin.

E menjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjigjia e Putin, i cili u shpreh se që kur Trump ka ardhur në pushtet, marëdhëniet Rusi-ShBA janë përkeqësuar.

Ndërsa e ka quajtur Presidentin e Sirisë një kafshë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka theksuar se mbështetja që ka treguar homologu i tij rus Vladimir Putin për liderin aktual sirian, nuk është diçka e mirë as për Rusinë dhe as për botën, transmeton oranews.

Trump ka kërkuar edhe njëherë që Moska të heqë dorë nga përkrahja për qeverinë siriane, ndërsa u shpreh se nëse kjo gjë do të ndodhte, zgjidhja e konfliktit mund të vinte shumë shpejt.

“Mendoj se do të ketë shumë presion mbi Rusinë për të siguruar që proçesi i paqes të ndodhë. Sinqerisht, nëse Rusia nuk do të shkonte për t’a mbështetur këtë kafshë, nuk do të kishte asnjë problem në këto momente. Putin po mbështet një person që është mjaft i keq. Dhe kjo nuk është një gjë e mirë as për Rusinë, as për njerëzimin dhe as për botën.”

E mënjerhëshme ka qënë edhe kundërpërgjigjia e Putin. Lideri i Kremlinit është shprehur se nga momenti që Donald Trump mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë ardhur gjithnjë e duke u përkeqësuar.

“Ndonëse kishim shpresë për të forcuar besimin e ndërsjelltë me qëllim që të komunikonim më shumë për të diskutuar çështje të ndryshme, marrëdhëniet tona jo vetëm që nuk janë përmirësuar, por kanë rënë në një nivel më të ulët”, u shpreh Presidenti Vladimir Putin. 

Lideri rus deklaroi se mangësitë më të mëdha të bashkëpunimit vërehen në fushën ushtarake.

Këto deklarata të njëpasnjëshme, kanë konfirmuar edhe njëherë se gjetja e linjave të përbashkëta mes Moskës dhe Uashingtonit vijon të mbetet një mision i vështirë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012722015380859
array(1) { ["section"]=> string(47) "trump-assad-eshte-kafshe-rusia-e-mbeshtet-74991" }