Trump dhe Putin zhvillojnë bisedën e parë telefonike, zilja bie edhe në Berlin, Paris, Tokio dhe Kanberra

Publikuar tek: bota, më 21:57 28-01-2017 Trump dhe Putin zhvillojnë bisedën e parë telefonike, zilja bie edhe në Berlin, Paris, Tokio dhe Kanberra

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin patën të shtunën një bisedë telefonike të planifikuar.

Zyrtari nuk dha detaje në lidhje me atë që u diskutua, por të dy udhëheqësit besohet të kenë folur rreth të ardhmes së sanksioneve amerikane të cilat iu vendosën Rusisë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Kjo ishte biseda e parë mes dy udhëheqësve që pas inaugurimit të presidentit më 20 janar.

Të dy udhëheqësit kanë thënë se do të donin të “normalizojnë” marrëdhëniet midis dy vendeve.

Më herët të shtunën, presidenti Trump bisedoi edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel, një ditë pas vendimit të tij për të kufizuar emigracionin dhe refugjatët nga Siria dhe disa vende të tjera me shumicë myslimane, raporton Voa.

Në një konferencë për shtyp të shtunën në Paris, ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel dhe homologu i tij francez shprehën shqetësim lidhur me vendimin e zotit Trump për të kufizuar emigracionin.

Biseda e parë telefonike e të shtunës e presidentit ishte me kryeministrin japonez Shinzo Abe. Më pas, Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë të angazhuara për të arritur një marrëveshje të re tregtie dypalëshe që do të zëvendësojë marrëveshjen e Partneritetit të Trans-Paqësorit.

Këto telefonata vijnë vetëm disa ditë pasi presidenti Trump i nxorri Shtetet e Bashkuara nga Partneritetin e Trans-Paqësorit (TPP), një marrëveshje e tregtisë së lirë, e cila përfshinte Amerikën, Japoninë dhe 10 vende të tjera, që përbëjnë 40 për qind të ekonomisë botërore.

Presidenti Trump i përfundoi bisedat e tij telefonike të së shtunës me një bisedë me presidentin francez Francois Hollande, të ndjekur nga një tjetër me kryeministrin australian Malcolm Turnbull.

Lexo edhe: I pari shtet në botë që do ndalojë hyrjen e shtetasve të SHBA-së, dhe nuk është Koreja e Veriut

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.076417922973633
array(1) { ["section"]=> string(108) "trump-dhe-putin-zhvillojne-biseden-e-pare-telefonike-zilja-bie-edhe-ne-berlin-paris-tokio-dhe-kanberra-66980" }