Trump do e detyrojë Apple të prodhojë televizorë

Publikuar tek: bota, më 16:28 23-01-2017 Trump do e detyrojë Apple të prodhojë televizorë

Shefi ekzekutiv i Foxconn, kompania që monton pjesën më të madhe të iPhone-ve në Kinë ka lënë të kuptohet gjatë një interviste se disa pjesë kompjuterike do prodhohen në Shtetet e Bashkuara.

Por sipas specialistëve, pjesët që do prodhohen në SHBA, janë ekrane të mëdha e të sheshta, e sipas tyre kjo tregon se Apple po planifikon të prodhojë markën e vet të televizorëve në shtator.

Drejtori i Foxconn, Terry Gou, tha se Apple po mendon të ndërtojë në SHBA një fabrikë për ekrane të sheshta me vlerë 7 miliard dollar.

Presionet e mëparshme të presidentit Donald Trump ndaj prodhuesve amerikanë dhanë efektet e para kur gjiganti i automjeteve, Ford, njoftoi për anulimin e ndërtimit të fabrikës në Meksikë dhe ndërtimin e saj në Miçigan të SHBA-ve.

Trump ka kërcënuar edhe prodhuesit e automjeteve gjermane me taksë të lartë importi nëse nuk nisin të ndërtojnë fabrika për prodhim të automjeteve në tokën amerikane. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paralajmërimi i Papës: As Hitleri nuk e uzurpoi pushtetin, e fitoi me votë
Testi bërthamor i nëndetëseve britanike “Trident” dështoi, kritika ndaj Theresa May »
Article Logic
Execution time: 0.011516094207764
array(1) { ["section"]=> string(54) "trump-do-e-detyroje-apple-te-prodhoje-televizore-66404" }