Trump do të firmosë sot tërheqjen nga dy marrëveshje të rëndësishme ekonomike

Publikuar tek: bota, më 16:15 23-01-2017 Trump do të firmosë sot tërheqjen nga dy marrëveshje të rëndësishme ekonomike

Presidenti Donald Trump pritet të firmosë sot një urdhër ekzekutiv për rinegocimin e marrëveshjes së NAFTA-s, veprim i paralajmëruar prej tij gjatë fushatës elektorale.

Duke cituar një burim nga Shtëpia e Bardhë, NBC News raporton për pezullimin dhe më pas rinegocimin e kësaj marrëveshjeje tregtare mes SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.

Trump do e marrë këtë vendim një javë përpara se të takohet me presidentin meksikan në Uashington. Meksika është mbështetësja më e madhe e kësaj marrëveshje, e cila që prej vitit 1994 ka eleminuar barrierat në shkëmbimet tregtare dhe investimet mes tre vendeve.

Presidenti amerikan do të firmosë gjithashtu daljen e SHBA-së nga marrëveshja Trans-Paqësore (TPP), ku bëjnë pjesë edhe 11 shtete të tjera: Australia, Kanadaja, Meksika, Japonia, Kili, Brunei, Vietnami, Singapori, Malajzia dhe Peruja.

Kjo marrëveshje nuk ka hyrë ende në fuqi, por është miratuar nga kongresi amerikan. Trump e konsideroi atë si të dëmshme për ekonominë vendase, ndërsa zyrtarët japonez janë shprehur se pa SHBA-në kjo marrëveshje nuk ekziston.

Pritet të shihet se si do të ndikojnë në bursa dhe në ekonomitë e këtyre vendeve, dy lëvizjet e fundit të Donald Trump.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072171688079834
array(1) { ["section"]=> string(83) "trump-do-te-firmose-sot-terheqjen-nga-dy-marreveshje-te-rendesishme-ekonomike-66395" }