Trump: Durimit me Korenë e Veriut i erdhi fundi. E zgjidhim me forcë

Publikuar tek: bota, më 21:16 01-07-2017 Trump: Durimit me Korenë e Veriut i erdhi fundi. E zgjidhim me forcë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është zotuar se “epoka e durimit” me Korenë e Veriut ka përfunduar tashmë, dhe se ka në plan që me Kim Jong Un të përballet me forcë.

Trump ka premtuar një “përgjigje të fortë” ndaj kërcënimeve të programit të armëve bërthamore të diktatorit koreanoverior si dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut nga regjimi komunist.

“Diktatura e Koresë së Veriut nuk ka lidhje me sigurinë dhe sigurinë e popullit të saj apo të fqinjëve të saj. Dhe nuk ka respekt për jetën e njeriut - dhe kjo është vërtetuar vazhdimisht”, deklaroi Trump.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Marine Le Pen nën akuzë për shpërdorimin e fondeve të BE-së
SHBA do armatosë Ukrainën »
Article Logic
Execution time: 0.01299786567688
array(1) { ["section"]=> string(72) "trump-durimit-me-korene-e-veriut-i-erdhi-fundi-e-zgjidhim-me-force-84678" }