Trump emëron këshilltarin e ri për Sigurinë Kombëtare, urdhëron sanksione të reja ndaj Iranit

Publikuar tek: bota, më 14:54 18-09-2019 Trump emëron këshilltarin e ri për Sigurinë Kombëtare, urdhëron sanksione të reja ndaj Iranit Donald Trump / Robert O'Brien

Presidenti i SHBA Donald Trump ka emëruar në krye të Sigurisë Kombëtare, Robert C. O'Brien, aktualisht i dërguari presidencial për Çështjet e Pengjeve në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Kam punuar gjatë dhe shumë me Robertin. Ai do të bëjë një punë të shkëlqyeshme!”, shkruan Trump për O’Brien i cili merr postin e mbajtur më parë nga John Bolton.

Sakaq, Trump ka njoftuar edhe për skanksione të reja kundër Iranit. Presidenti amerikan nuk e ka cilësuar Iranin si autor të sulmeve me dron në Arabinë Saudite, por zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë e kanë drejtuar gishtin nga Teherani.

“Sapo kam udhëzuar Sekretarin e Thesarit që të rrisë sanksionet në mënyrë të konsiderueshme për vendin e Iranit”, shkruan Trump në Twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019554138183594
array(1) { ["section"]=> string(99) "trump-emeron-keshilltarin-e-ri-per-sigurine-kombetare-urdheron-sanksione-te-reja-ndaj-iranit-178900" }