Trump: Emigrantët do t’i largoj nga Amerika që orën e parë si president

Publikuar tek: bota, më 11:17 01-09-2016 Trump: Emigrantët do t’i largoj nga Amerika që orën e parë si president

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, gjatë gjithë fushatës së tij ka premtuar se do t’i dëbojë të gjithë personat që janë pa dokumentenë Amerikë.

Pas takimit me presidentin e Meksikës, Trump e ka ashpërsuar gjuhën e tij, ai është shprehur se do të dëbojë miliona njerëz nga SHBA që në orën e tij të parë si president.

Ai gjithashtu ka thënë se do të krijojë një forcë speciale për dëbimin e këtyre personave të cilët nuk kanë leje për të qëndruar dhe punuar në SHBA.

“Çdokush që ka hyrë në SHBA ilegalisht do të largohet. Ne do t’i largojmë ata që në ditën e parë. Që në orën time të parë në zyrë, këta njerëz do të largohen. Nuk do të ketë amnisti për asnjë person”, ka thënë Trump.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trump nuk ndalet: Meksika do të paguajë për murin që do të ndërtoj kur të bëhem president
Pranoi në rrjetet sociale që ishte ateist, dënohet me 10 vjet burg »
Article Logic
Execution time: 0.010914087295532
array(1) { ["section"]=> string(76) "trump-emigrantet-do-t-i-largoj-nga-amerika-qe-oren-e-pare-si-president-51531" }