Trump i ashpër në fjalimin e parë në OKB: S’kemi zgjidhje tjetër veçse ta shkatërrojmë Korenë e Veriut

Publikuar tek: bota, më 16:47 19-09-2017 Trump i ashpër në fjalimin e parë në OKB: S’kemi zgjidhje tjetër veçse ta shkatërrojmë Korenë e Veriut

Tepër i ashpër është cilësuar fjalimi i parë i presidentit amerikan Donald Trump në Kombet e Bashkuara.

Trump e ka nisur fjalimin e tij 41 minutësh duke prezantuar ekonominë e SHBA-ve. “Është shumë mirë”, dhe “më mirë nga çdo herë”, ka thënë ai teksa ka falenderuar liderat e shteteve aleate që i ofruan mbështetje pas situatës së rëndë nga uraganet Irma dhe Harvery.

“Gjithmonë do vendos Amerikën të parën”, u shpreh Trump duke shtuar se “SHBA-të nuk duan t’iu imponohen të tjerëve por të shkëlqejnë si një shembull për t’u ndjekur”.

‘Vendi ynë ka luftuar edhe jashtë kufijve, jo për ekspansion territorial por për të mbrojtur shtetet e tjera. Ne nuk duam luftë, ne duam harmoni dhe miqësi”.

Nuk munguan as kërcënimet në fjalën e Donald Trump, ndaj atyre që i quajti “shtete batakçie” që shkelin çdo parim mbi të cilat funksionojnë Kombet e Bashkuara.

“Nëse Shtetet e Bashkuara detyrohen të mbrojnë veten apo aleatët, nuk do kemi zgjidhje tjetër veçse ta shkatërrojmë Korenë e Veriut”, tha Trump duke e quajtur diktatorin Kim jong Un si “njeriu raketë që është në një mision vetëvrasës”.

Presidenti i SHBA-ve, Trump, nuk harroi të falenderojë shtetet që bashkëpunojnë me amerikën për “të shtypur terroristët”, ndërsa më pas foli për situatën e rënduar në Venezuelë dhe marrëdhëniet me Kubën.

Megjithatë Donald Trump nuk përmendi “ndryshimet klimaterike” dhe genocidin e myslimanëve Rohinga në Mianmar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Trump nga Asambleja e OKB: SHBA mik i veçantë për aleatët e saj
Telefoni i ri Samsung sjell risinë që do t’ju lërë pa fjalë »
Article Logic
Execution time: 0.011837959289551
array(1) { ["section"]=> string(107) "trump-i-ashper-ne-fjalimin-e-pare-ne-okb-s-kemi-zgjidhje-tjeter-vecse-ta-shkaterrojme-korene-e-veriut-92921" }