Trump kërcënon me hakmarrje nëse do të ketë sulm nga ana e Iranit

Publikuar tek: bota, më 06:07 26-06-2019 Trump kërcënon me hakmarrje nëse do të ketë sulm nga ana e Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi Iranin se do përballet me hakmarrje nëse sulmon "gjithcka që i përket Amerikës".

 

“Deklarata shumë injorante dhe fyese nga ana e Iranit, vetëm tregon se ata nuk e kuptojnë realitetin. Iranit do të përballet me forcë dërrmuese dhe të madhe nëse sulmon gjithçka që i përket Amerikës. Në disa fusha, forca dërrmuese do të thotë zhdukje. Nuk ka më John Kerry&Obama”, ka shkruar Trump në Twitter.

Deklaratat e presidentit Trump bëhen pasi Irani tha se sanksionet e reja të SHBA-së përjashtuan çdo diplomaci dhe i quajti veprimet e Shtëpisë së Bardhë "prapambetje mendore”.

Përshkallëzimi i retorikës mes dy vendeve vjen një ditë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për sanksione të reja kundër Iranit, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al.

Sanksionet, që godasin edhe zyrën e udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, vijnë në kohën e shqetësimeve në rritje se dy vendet po shkojnë kah konflikti ushtarak.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011621952056885
array(1) { ["section"]=> string(72) "trump-kercenon-me-hakmarrje-nese-do-te-kete-sulm-nga-ana-e-iranit-169769" }