Trump kërcënon Meksikën: Ndalo emigrantët ose do të përgjigjesh

Publikuar tek: bota, më 07:04 22-05-2019 Trump kërcënon Meksikën: Ndalo emigrantët ose do të përgjigjesh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se Meksika nuk po bën asgjë për të ndalur emigrantët e jashtëligjshëm të cilët arrijnë në kufirin jugor me SHBA.

 

Trump u shpreh se shumë shpejt Meksika do të përgjigjet për këtë.

“Qëndrimi i Meksikës është se njerëzit nga vende të tjera, përfshirë Meksikën, duhet të kenë të drejtën të hyjnë në SHBA dhe që taksapaguesit amerikanë duhet të jenë përgjegjës për shpenzimet e mëdha që lidhen me migrimin ilegal. Meksika është gabim dhe së shpejti do të jap një përgjigje", deklaroiTrump përmes një postimi në Twitter.

Presidenti nuk  shtjelloi më shumë se për çfarë përgjigje bëhet fjalë. Meksika aktualisht është nën presion nga Shtetet e Bashkuara për ndaluar njerëzit që të mos i drejtohen kufirit jugor.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me mbyllje të kufirit nëse Meksika nuk bën më shumë për të ndaluar emigrantët pa dokumente.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069339275360107
array(1) { ["section"]=> string(69) "trump-kercenon-meksiken-ndalo-emigrantet-ose-do-te-pergjigjesh-165211" }