Trump kërcënon protestuesit e dhunshëm në Minneapolis: Sapo mbërriti Garda Kombëtare, janë të përgatitur

Publikuar tek: bota, më 17:01 29-05-2020 Trump kërcënon protestuesit e dhunshëm në Minneapolis: Sapo mbërriti Garda Kombëtare, janë të përgatitur

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëron protestuesit e dhunshëm në qytetin e Minneapolis me mbërritjen e Gardës Kombëtare.

Prej tre ditësh, që nga vdekja e një qytetari me ngjyrë gjatë arrestimit nga policia, qyteti nuk ka gjetur qetësi. Dyqane të shkatërruara, postave të policisë u është vënë zjarri dhe rrugët kanë marrë pamjet e një skene lufte.

Trump thotë se tashmë në Minneapolis ka mbërritur Garda Kombëtare. "Ata janë plotësisht të përgatitur. Vdekja e George Floyd nuk do të kishte shkuar kot. Respektoni kujtimin e tij," shkruan ndër të tjera Trump në Twitter.

Mes mijëra protestuesve të kauzës "Jetët me ngjyrë kanë rëndësi", në Minneapolis ka patur edhe persona të cilët kanë shfrytëzuar situatën për të grabitur vitrinat e dyqaneve të ndryshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094230175018311
array(1) { ["section"]=> string(109) "trump-kercenon-protestuesit-e-dhunshem-ne-minneapolis-sapo-mberriti-garda-kombetare-jane-te-pergatitur-208311" }