Trump kërkon nga India t'i japë ilaçin kundër COVID-19, përndryshe do të hakmerret

Publikuar tek: bota, më 07:19 07-04-2020 Trump kërkon nga India t'i japë ilaçin kundër COVID-19, përndryshe do të hakmerret Donald Trump - Narendra Modi

Donald Trump ka thënë se SHBA do të "hakmerrej" ndaj Indisë nëse ajo do të refuzonte kërkesën e tij për lirimin e rezervave të një medikamenti, të cilin ai e cilësoi si kyç në luftën kundër Covid-19, raporton SKy News.

Të shtunën, India ndaloi eksportin e ilaçit "pa asnjë përjashtim". Urdhri erdhi kur numri i rasteve pozitive të Covid-19 u rrit në vend. 

India tani ka regjistruar 3,666 raste aktive të virusit dhe më shumë se 100 vdekje, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga ministria e shëndetësisë.

Trump kontaktoi me kryeministrin Narendra Modi të dielën, një ditë pasi vendi ndaloi eksportin e hidroksilklorinës, medikament i cili prodhohet në sasi të mëdha në këtë vend.

India shprehet se ende "po shqyrton" kërkesën. Udhëheqësit e dy vendeve kanë në marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin, nëse marrim parasysh edhe vizitën e fundit të Trump në Indi.

Hydroksilklorina është shumë e ngjashme me Chloroquine, një nga ilaçet më të vjetra dhe më të njohura anti-malariale.

Por ilaçi - i cili gjithashtu mund të trajtojë sëmundjet auto-imune si artriti reumatoid dhe lupus - gjithashtu ka tërhequr vëmendjen gjatë dekadave të fundit si një agjent i mundshëm antiviral.

Presidenti Trump tha se Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) e kishte aprovuar atë për trajtimin e koronavirusit, diçka që organizata ka mohuar. Trump më vonë tha që ishte aprovuar për "përdorim më të butë" - që do të thotë që një mjek mund të japë një ilaç që ende nuk është autorizuar nga qeveria për një pacient në një gjendje të rëndë për jetën, raporton Sky News.

 _111629517_gettyimages-1214917069.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093278884887695
array(1) { ["section"]=> string(88) "trump-kerkon-nga-india-t-i-jape-ilacin-kunder-covid-19-perndryshe-do-te-hakmerret-201657" }