Trump: Koreja e Veriut në listën e shteteve që financojnë terrorizmin

Publikuar tek: bota, më 23:44 20-11-2017 Trump: Koreja e Veriut në listën e shteteve që financojnë terrorizmin

SHBA-ja rivendosi sot Korenë e Veriut në listën e zezë të shteteve që mbështesin terrorizmin, si dhe do të vendosë sanksione të reja për t’u përpjekur të bllokojë ambiciet e saj bërthamore.

“Sot, SHBA-ja përcakton Korenë e Veriut si një shtet që mbështet terrorizmin”, njoftoi Donald Trump në Uashington.

“Përveç kërcënimeve kundër botës për shkatërrime bërthamore, Koreja e Veriut mbështet në mënyrë të përsëritur veprime terrorizmi ndërkombëtar, ku edhe vrasje në territor të huaj”, shtoi presidenti amerikan.

Regjimi i Kim Jon Un i bashkohet armiqve të tjerë të SHBA-së të vendosur në këtë listë të zezë, Iranit dhe Sirisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkatërrohet rrjeti: Kapen 1.3 ton kokainë në Francë, në pranga edhe 3 shqiptarë
Video që po bën xhiron e rrjetit, kapet "mat" ministri duke urinuar në publik »
Article Logic
Execution time: 0.010348081588745
array(1) { ["section"]=> string(75) "trump-koreja-e-veriut-ne-listen-e-shteteve-qe-financojne-terrorizmin-100300" }