Trump kritikon Rusinë: Nuk po ndihmon në çështjen e Koresë së Veriut

Publikuar tek: bota, më 18:42 15-12-2017 Trump kritikon Rusinë: Nuk po ndihmon në çështjen e Koresë së Veriut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nuk është i kënaqur me bashkëpunimin e Rusisë, në përpjekjet për t’i bërë presion Koresë së Veriut që të heqë dorë nga programi i saj bërthamor.

 

Duke folur për gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se “Kina po ndihmon, por Rusia jo”. “Do të dëshironim ndihmën e Rusisë”, shtoi ai.

Ai i bëri këto komente disa orë pas bisedës në telefon me presidentin e Rusisë, Vadimir Putin.

Dy liderët kanë diskutuar “situatën në disa zona kritike, me fokus zgjidhjen e çështjes bërthamore në Gadishullin Korean”, tha Kremlini përmes një deklarate për media, raporton Rel. Nga Shtëpia e Bardhë thanë se Trump dhe Putin kanë biseduar për të punuar së bashku në zgjidhjen e situatës “shumë të rrezikshme” në Korenë e Veriut.

Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur pas testeve të vazhdueshme të Phenjanit me raketa balistike, të cilat janë në kundërshtim me rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Evakuuohet aeroporti i Amsterdamit, policia qëllon një person të armatosur
Erdogan: SHBA hodhi një bombë në Lindjen e Mesme »
Article Logic
Execution time: 0.012062072753906
array(1) { ["section"]=> string(74) "trump-kritikon-rusine-nuk-po-ndihmon-ne-ceshtjen-e-korese-se-veriut-103221" }