Trump merr VENDIMIN  e fortë për emigrantët e paligjshëm: Do t’i kthejmë nga kanë ardhur, pa gjyq

Publikuar tek: bota, më 08:45 25-06-2018 Trump merr VENDIMIN  e fortë për emigrantët e paligjshëm: Do t’i kthejmë nga kanë ardhur, pa gjyq Donald Trump

Presidenti i SHBA Donald Trump ka bërë thirrje për dëbime të shpejta të emigrantëve të paligjshëm,  që anashkalojnë çdo proces gjyqësor.

“Kur dikush të hyjë në SHBA, ne duhet menjëherë, pa gjyqtarë apo rastet e Gjykatës, t’i kthejmë nga vendi ku kanë ardhur,” shkroi Trump në Tëitter.

Ky lajm vjen disa ditë pasi Trump ndryshoi një politikë për të ndarë fëmijët emigrantë nga prindërit e tyre pas një reagimi të ashpër brenda dhe jashtë vendit. Më shumë se 2,300 fëmijë u ndanë nga prindërit e tyre në maj dhe qershor. Që nga maji, të gjithë migrantët që kalojnë kufirin e SHBA në mënyrë të paligjshme përballen me ndjekjen penale nën politikën e “tolerancës zero”. Presidenti nuk bëri dallimin midis emigrantëve ekonomikë dhe atyre që kërkonin azil.

Trump është ballafaquar me kritika, përfshirë edhe nga Partia e tij Republikane, për zgjedhjen e gjuhës që përdor në Tëitter. Më herët ai tha se emigrantët kërcënonin të infektonin vendin, ndërsa kongresmeni republikan Ileana Ros-Lehtinen iu kthye duke thënë se retorika e pabazë e tij ishte e pështirë dhe i dehumanizoi ata që kërkonin një jetë më të mirë.

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013267040252686
array(1) { ["section"]=> string(101) "trump-merr-vendimin-e-forte-per-emigrantet-e-paligjshem-do-t-i-kthejme-nga-kane-ardhur-pa-gjyq-125617" }