Trump: Në 20 vjet kemi gabuar me Korenë e Veriut, marrëveshjet janë shkelur para se të thahej boja

Publikuar tek: bota, më 18:26 09-10-2017 Trump: Në 20 vjet kemi gabuar me Korenë e Veriut, marrëveshjet janë shkelur para se të thahej boja

Presidenti Donald Trump tha sot se çdo përpjekje për të zgjidhur çështjen e Koresë së Veriut ka dështuar për më shumë se dy dekada.

"Vendi ynë ka qënë i pasuksesshëm në ballafaqimin me Korenë e Veriut për 25 vjet, duke dhënë miliarda dollarë dhe duke mos marrë asgjë mbrapsht,"- tha presidenti në Trump në Twitter.

Deklaratat e reja të presidentit Trump janë sugjerimet e tij më të fundit, se mund të ndryshojë politikën amerikane që synon të pengojë Korenë e Veriut të zhvillojë armë bërthamore pa konfrontime, shkruan VOA.

Të shtunën zoti Trump shkroi në Twitter se "presidentët e kaluar amerikanë kanë biseduar me udhëheqësit e Koresë së Veriut, duke bërë marrëveshje dhe duke paguar sasi të mëdha parash.. dhe kjo nuk ka funksionuar, marrëveshjet janë shkelur para se të thahej boja, duke i vënë në lojë negociatorët amerikanë. Më falni, por vetëm një gjë do të funksionojë!"

Nuk është e qartë se çfarë donte të thoshte presidenti, por komentet e tij duket të sugjerojnë se ai iu referohet veprimeve ushtarake.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fundi i botës po vjen (përsëri), teoricieni zbulon datën në të cilën do ndodhë
Blade Runner 2049, sukses në kinematë amerikane »
Article Logic
Execution time: 0.011965036392212
array(1) { ["section"]=> string(102) "trump-ne-20-vjet-kemi-gabuar-me-korene-e-veriut-marreveshjet-jane-shkelur-para-se-te-thahej-boja-95292" }