Trump në Angli, ‘sulmi i parë’ pa zbritur aeroplanin! (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 10:24 03-06-2019 Trump në Angli, ‘sulmi i parë’ pa zbritur aeroplanin! (FOTO)

Presidenti amerikan Donald Trump ka arritur në Angli ku do të kryejë një vizitë dyditore.

Presidenti amerikan donte të krynte këtë vizitë kohë me parë për të treguar mbështetjen e tij për ekonominë britanike por tani që situata është destabilizuar pas dorëheqjes të kryeministres britanike Theresa May vizita e tij në Angli ishte e domosdoshme.

Trump para se të zbriste nga avioni dhe të shkelte në territorin anglez sulmoi kryetarin e bashkisë se Londrës Sadiq Khan duke e e quajtur ‘shkurtabiq’ dhe ‘dështak’. Trump dhe Sadik Khan janë në një konflikt që para dy vitesh kur kryetari i bashkisë e akuzoi presidentin amerikan se ai ‘nxit’ terrorizmin në qytetet e medhaja të Europës si Londra. Trump tha gjithashtu që ‘zoti Khan do të duhet të luftojë për kriminalitetin e Londrës që të mos vritet çdo ditë një qytetar dhe jo te meret me planet e mia’.

Trump u takua me sekretarin e shtetit Jeremy Hunt dhe tani do të shkojë në pallatin e ‘Buckingham’ aty ku do të pijë një çaj me mbretereshën.

61680073_616661378839603_3813044589267255296_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087871551513672
array(1) { ["section"]=> string(61) "trump-ne-angli-sulmi-i-pare-pa-zbritur-aeroplanin-foto-166752" }