Kandidati Republikan për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se nëse ai zgjidhet president do të heqë dorë nga mbrojtja e garantuar për shtetet anëtare të NATO-s.
Sipas BBC, Trump ka thënë për New York Times, që ai do t’ju vijë në ndihmë aleatëve vetëm nëse ata përmbushin detyrimet ndaj Amerikës.
Të gjithë anëtaret e NATO-s, kanë të nënshkruar një marrëveshje se në qoftë se ndonjë nga anëtarët sulmohet të tjerët do t’i vijnë në ndihmë.